Ndërmarrja Getrinke Vrella sh.p.k. në Kosovë (Sinaclo Kosova) është kompani e licensuar nga Sinalco international – Gjermani për prodhimin e produkteve të saja dhe distribuimin e tyre në Kosovë . Sinalco Kosova prodhon produkte me licencë gjermane që nga viti 2011, me staff prej 50 puntorëve.

Historia jonë

Mrekullia filloi në vitin 1902 me naturopatin e famshëm Friedrich Eduard Bilz dhe industrialistin vizionar dhe ekspertin e pijeve Franz Hartmann duke krijuar fillimisht limonatën”Bilz-Lemonade”. Ata donin të bënin një pije që do t’i ndihmonte punëtorët me hidratim, vitamina dhe shije rigjallëzuese. Ne jemi edhe sot në mision të njejtë: që të sjellim rifreskim te secili. Emri ynë është bërë sinonim i cilësisë, shijes dhe freskimit, dhe kudo në botë që shihni logon tonë ikonike, e dini se keni zgjedhur produktin që ka këto vlera.

history-bottles.png

1905 - 1963

Në vitin 1905, pas një konkursi për të zgjedhur emrin, u shfaq Sinalco. Emri erdhi si frymëzim nga latinishtja “sine alkoole” (pa alkool) dhe u regjistrua si një markë tregtare në mbarë botën. Në vitin 1937 u zhvillua logoja “Red Dot”, duke e bërë Sinalco-n menjëherë të njohur në mbarë botën. Në vitin 1950 u krijua shishja klasike Sinalco – një dizajn revolucionar që u bë një emër i njohur në vitet e 1960-ta.

1964 - 2000

Gjatë gjithë viteve të gjashtëdhjeta, Sinalco u bë një pije freskuese e preferuar në Evropë. Në vitin 1979 reklama legjendare, “Sinalco shijon ” u bë si hymni i Sinalcos. Është një reklamë që ende qarkullon, ashtu siç kujtohet me nostalgji në të gjithë Gjermaninë. Këtu, pas suksesit reklamues të xhinglit dhe shishes tonë ikonike, Sinalco ishte praktikisht sinonim i limonadës. Gjatë gjithë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, ne mbajtëm logon tonë unike “Red Dot” dhe u zgjeruam më tej në Evropë dhe në mbarë botën. Madje edhe me ripërpunimin e shishes tonë për të festuar mijëvjeçarin, logoja”Red Dot” qëndroi në zemrën e identitetit tonë.

2001 - 2009

Në përputhje me qëndrimin ngritu-përparo të mijëvjeçarit të ri, Sinalco kaloi vitet e para të shekullit 21-të duke zgjeruar gamën e produkteve për të sjellë ndjesi të reja dhe shije mbreslënëse. Në vitin 2005, ne festuam 100 vjetorin tonë. Që nga viti 2007 Sinalco është i njohur nga shoqata “Standardet Gjermane”si “Brendi i shekullit”.

2010 deri sot

Në vitin 2010, sapo hymë në një dekadë të re, ishte koha për të përshtatur imazhin e markës sonë për një epokë të re dhe “Red Dot” logoja jonë e famshme mori një ndryshim 3 dimensional për ta përtrirë pa humbur pamjen e trashëgimisë. Logoja jonë mund të ketë një ndryshim, por misioni ynë dhe cilësia e recetave tona mbetën të njëjta si gjithmonë, Sinalco mbetet origjinal.

go top